Klubi i Karatesë “Dardania – Gjilan” organizon turneun e XIV-të Ndërkombëtar të Karatesë “Katana Open 2019”. Turneu mbahet të dielën në Palestrën Sportive “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan me fillim nga ora 13:00.
Të gjitha klubet dhe trajnerët mund të bëhen pjesë e garës, ndërsa organizatorët tashmë kanë hapur aplikimin.
Paraqitja e garuesve duhet të bëhet deri më 19.10.2019 ( E SHTUNË ) deri në ora 15:00, në adresën elektronike në e-mail: [email protected] dhe [email protected]
Numri kontaktues: Maliq Maliqi +38344177096 dhe Fjona Xhelili +38349684472
Për të marrë pjesë, aplikuesit duhet të paguajnë:
-Kata individuale……………………………………10euro.
-Kumite individuale………………………………..10 euro.
-Kata dhe kumite……………………………………15 euro.
Për më të mirët e kësaj gare do të ketë edhe shpërblime.
Ky është njoftimi i klubit organizator:
“VENDI – PALESTRA SPORTIVE BASHKIM SELISHTA-PETRITI GJILAN
DATA – 20.10.2019 (E DIELË);
PAGESA E PJESMARRJËS – 09:00 DERI 09:30;
TAKIMI I GJYQTARËVE – 09:30 DERI 10:00;
FILLIMI I GARAVE 10:00;
HAPJA SOLEMNE – 13:00.
Shpërblimet në kumite dhe kata për vendin e 1, 2 dhe dy vendet e treta medalje dhe diplomë, vendi i parë në te dy kategorit edhe kupë, klubi më masovik ndërkombëtar dhe vendor do të shpërblehet me kupë, garuesja dhe garuesi më e/i mirë shpërblehet me kupë si dhe klubi më i suksesshëm shpërblehet me kupë.
Vërejtje: Për të dhënat e sakta të garuesve përgjigjet udhëheqësi i klubit, nëse garon në kategori të gabuar do të s’kualifikohen. Çdo garues duhet të ketë pajisjet e domosdoshme personale; brezin e kuq dhe të katërt, dorezat, mbrojtëset e dhëmbëve dhe të këmbëve. Trajnerët duhet te jenë me veshje sportive, në të kundërtën nuk do të lejohen të hyjnë në PALESTËR”.