DYLON

Heroi i kombit Agim Ramadani kujtohet nga bashkëshortja përmes vargjeve të dedikuara për të

Heroi i kombit Agim Ramadani kujtohet nga bashkëshortja përmes vargjeve të dedikuara për të
Avatar photo Redaksia

Në përvjetorin e 25-të të rënies së heroit Agim Ramadani – Katana, bashkëshortja e tij, Shukrije Ramadani i ka dedikuar edhe vargje.

Agim Ramadani – Katana,, ishte ndër protagonisët kryesorë të Betejës së Koshares, njëri ndër hartuesit e planit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, strategu që shkuli gurin e kufirit që ndante shqiptarët.

EkoHigjiena

***

Në përvjetorin tënd të 25
Murana jote jam unë
Rrobat ti palova si dhimbjet e mia,
me lot ti pastrova e gjakun me u tha se lash
Si dritën e syrit, buzëqeshjen ne raftin e shpirtit e ruajta!
Pa lule asnji herë stê erdha, e fjalën dy sta bana kurrë, se si nuse t’fisme e të besës më dashte!
Te dy lisat e kronit qerpiku më dridhet si teli i qiftelisë e zëri yt i ëmbël n’gurgullimë uji përzihet, trupi më mpihet nga pesha e krahut në belin tim.
Era luan me pemët e harlisura e gishterinjë lehtas t’ngatërrohen në flokët e mia plot petale.
Me duart që mi puthje aq shpesh, sot , zgjedhi lule për varrin tënd!
Shpejt mbuloj tokën që mos ta shoh dheun që gjakun ta thithi ma unshëm se unê dashninë!
Me angushti zemre në heshtje këlthas; Ngrihu trimi jem,se bajlozi i zi ende sillet truallit tonë!
Zgjohu,se petka të ngushta po i priten atdheut, eja këtej kah ende tërbueshëm kalërojnë stuhitë!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.