Komuna e Vitisë, po vazhdon me realizimin e projekteve infrastrukturore në të gjitha lokalitetet e kësaj komune.
Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë, ka vizituar sot vendpunimet në asfaltimin e rrugës së “Terpezëve” në fshatin Radivojcë të Vitisë.
Banorët e këtij lokaliteti falënderuan kryetarin Haliti, për këtë projekt infrastrukturor.
Kurse kreu i kësaj komune potencoi se kjo komunë mbetet e përkushtuar që të krijoj lëvizje të lirë dhe të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.
Ai tha se krahas projekteve në fushën e infrastrukturës po punohet edhe në fushat e tjera të cilët sipas tij kanë për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve. 2LONLINE.com/