Drejtoria për Buxhet dhe Financa në bashkëpunim me Kuvendin Komunal të Kamenicës, kanë mbajtur dëgjimin e parë me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2023 në fshatin Koretin.
Të pranishëm në këtë takim ishin Kryetari Kadri Rahimaj, Drejtoresha Ardita Dërmaku, Kryesuesi i Kuvendit Liridon Kastrati, zyrtari Naser Hashani, Drejtoresha Burbuqe Leka, dhe banorë të fshatit Koretin.
I pari i Komunës ka thënë se është radha e qytetarëve që të paraqesin propozimet e tyre për projekte në fshatrat ku ata banojnë.
Kryesuesja e grupit punues, njëherësh drejtore e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Ardita Dërmaku ka paraqitur Projekt-Buxhetin për vitin 2023.
Më pas qytetarët kanë paraqitur propozimet e tyre të cilat keysisht kishin të bëjnë me asfaltim të rrugëve, ndriqimin si dhe rregullimin e shtratit të lumit. /2LONLINE/