Me daten 17.09.2023 në ora 14:00, është sjell një pacient pa shenja jete, ekipi emergjent i udhëhequr nga Shefi i Emergjencës Dr.Begush Canaj arritnë ta rikthejnë në jetë pacientin.
Pacienti sillet në gjendje të rendë pa shenja jete, në arrest kardiorespirator. Pas marrjes së menjëhershme të masave të reanimimit kardiopulmonar të cilat kanë zgjatur afër 15 minuta pacienti rikthehet në jetë me parametra vital stabil me frymarrje normale dhe me vetëdije.
Pacienti pas stabilizimit hemodinamik në mënyrë të sigurtë me autoambulancë nën shoqërimin e Mjekut Dr.Begush Canaj dhe infermieres Valbona Gashi përcillet për Prishtinë në QKUK në repartin e Kardiolgjisë ku i nënshtrohet procedures së Kardioangiografisë dhe stentohet.
Ky nuk është rast i vetëm që falë angazhimit dhe punës profesionale të stafit të Emergjencës pacientet rikthehen në jetë në mënyrë të sukseshme.
Stafi i Emergjencës në Spitalin e Përgjithshëm Gjilan është vërtet i përkushtuar që në mënyrë të sigurtë dhe të shpejt të japin shërbime shëndetësore për të gjithë qytetarët që kërkojn ndihm e sidomos ata në gjendje të rënduar të sëmundjes apo lendimeve traumatike.
Shef i Emergjencës Dr.Begush Canaj
Motër kryesore Sevdie Haziri Musliu