Nga: Aurorë Osmani
Rregullat e komunikimit publik na mësojnë që kur i drejtohemi një mase të caktuar, thënë më saktësisht një kategorie, shtrese apo gjinie të caktuar, nuk i drejtohemi me nëna dhe motra, baballarë apo vëllezër.
Pardon, kuptojeni, nuk i drejtohemi epiteteve që i kemi në familje apo shoqëri, por i referohemi, gjinisë, roleve gjinore, grua-gra, burrë-burra.
Jo për kritikë, por në emër të korrektësisë, ju që bëni njoftime publike përmes faqeve zyrtare informohuni për këto rregulla fillimisht. Janë të lehta, të shkurtra e të pakta. Nuk duhet shumë, veç pak dëshirë për mësim.
Më besoni që merr më pak energji sesa të përkushtoheni në rregullimin e ashensorit në QKMF, epoksitit të dëmtuar, papastertisë gjithandej, radhës se pritjeve, mosfunksionalizimit të laurës, aparaturave të papërdorura, mungesës së reagencave në laborator tash e sa kohë, e shto këtu edhe ankesat e pakënaqësitë e përfitueseve të asistencës, të gjitha këto nën ombrellën me famë të DSHMS-së!
Madje, profesionalisht e me respekt të thellë, dua tëe besoj që shënimi i ditëve botërore, në veçanti kur bisedohet për teme me rendësi, duhet ta keni një target mase (jo me njërin-tjetrin) ku shpalosni hulumtime e të gjetura shkencore. Ka ikur koha e prezantimeve me sllajde, gabim…ndoshta është dashur të ikte gjer’ më tash!!!
Në të tilla formate të mbledhura do të duhej të trajtoheshin tema, le të themi tipike profesionale të detajuara, sikurse në një konference shkencore, e jo kështu…
Megjithatë iku dhe ajo, ashtu qetësisht e vobektë sikur ardhja e Kadaresë tek “Darka e gabuar” e mbajtur në “‘Pallatin e ëndrrave”.
E shihni, nuk është aq e thjeshtë… madje bëehet me e komplikuar akoma (imagjinojeni të kaluarën, kur punonim pa ekip të zgjedhur vet), sesa energji merr një telefonate, kur uji merr objektin pas çdo reshje, madje edhe tash QMF-në më të re në qytet!
Por, me gëzon shumë fakti që heshtja po mbizotëron sepse “‘miqtë” janë bashkë, e portalet e porositura atëherë, nuk po bëjnë aspak zhurmë tash.
Sidoqoftë, në këtë ditë të bukur me diell më erdhi një flashback, teksa po kaloja aty, e rastësisht e pashe “Nana dhe Motra”, këto dy epitete që ngazëllejnë zemrën e secilit prej nesh!