/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Halti ka vizituar sot fshatin Drobesh të Vitisë, për të parë nga afër punimet e sapo filluara në asfaltimin e rrugës “ Naim Frashëri”. Banorët e fshatit Drobesh, kanë mirëpritur fillimin e punimeve në realizimin e këtij projekti infrastrukturor, dhe u shprehën se me asfaltimin e kësaj rruge, do ta kenë më të lehtë qarkullimin. /2L ONLINE/