Organizata HANDIKOS, në bashkëpunim me Njësinë Komunale për të Drejtat e Njeriut në Kamenicë, organizoi një tryezë diskutimi me 3 dhjetor në Ditën Ndërkokvëtare të Personave me Aftësi të Kurizuara, me moton: “SOT ËSHTË DITA JOTE – NGRITE ZËRIN!”.
Qëllimi i kësa tryeze ishte ndërgjegjësimi mbi të drejtat dhe përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në çdo aspekt të jetës.
Në këtë ngjarje përpos anëtarëve të HandiKOS-it morën pjesë edhe Drejtori i Arsimit, Drejtoreshat: e Administratës, Buxhetit e Financave, Kadastrit, Pronës dhe Gjeodezisë, Zyrtarja për Barazi Gjinore, Zyrtar nga DSHMS, psikologë dhe asistentë.
Drejtoresha e HANDIKOS, znj. Hyrmete Morina, falenderoi Komunën për mbështetjen e vazhdueshme dhe për ndarjen e mjeteve buxhetore çdo vit. Ajo theksoi sfidat e përditshme që përballojnë personat me aftësi të kufizuara dhe rëndësinë e mbështetjes institucionale për përmirësimin e jetës së tyre.
Koordinatorja e NJKDNJ-së, znj. Nazmije Demolli-Kastrati, theksoi rëndësinë e mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave të personave me aftësi të kufizuara. Ajo nënvizoi se çdo individ ka të drejtën për qasje të barabartë në shërbime dhe dinjitet të plotë në shoqëri, duke theksuar nevojën për bashkëpunim të vazhdueshëm mes institucioneve dhe komunitetit.
Tryeza u shoqërua me diskutime dhe kërkesa për përmirësimin e qasjes në arsim, shëndetësi dhe mirëqenie. Aktiviteti përfshiu shpërndarjen e fletëpalosjeve sensibilizuese, një video ndërgjegjësuese dhe performanca të nxënësve nga SHFMU “Skënderbeu”.
“Së bashku mund të ndërtojmë një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe të drejtë për të gjithë,” ishte mesazhi i organizatorëve. /2LONLINE/