Nga: Blerim SHERIFI
Ne dhe PISA… Arsimi është tejet kompleks për ata që e kuptojnë për të drejtuar gishtin drejt indivdit apo grupit të caktuar…
Çfarë është PISA?
Çfarë vlerëson PISA?
Ku qëndrojmë ne me PISA-n?
Cilat janë veçoritë?
Çfarë është roli i drejorit, mësuesit, prindit dhe nxënësit në mësimdhënie dhe mësimnxënie?
Çfarë duhët të bëjmë që të rangohemi më mirë në PISA?
Fillimishtë, PISA- rezultati saj ka shpërfaqur realitetin tonë si shoqëri që kemi dështuar dhe që në fillim para se të fillojmë të ankohemi dhe fajësojmë tjetrin dhe tjerët, secili nga ne dhe nga prizmi jonë ku jemi dhe rolin e përgjegjësinë që kemi të punojmë për rezultate dhe ngadhënjejmë si shoqëri.
Por para se gjithash, cfarë është PISA?
PISA- (Programme for International Student Assessment) nga gjuha Angleze do të thotë Programi për Vlerësim Ndërkombëtar të Studentëve, i cili synon të vlerësoj performancën/ njohuritë e nxënsëve të moshës 15 vjecare në lëndën e matematiës, shkencë, dhe lexim si dhe aftësitë për të u përballur me sfidat e jetës.
PISA- Objektivi kryesor i PISA-s është të matë “rendimentin” jep rezulatin real dhe në kohë të sistemeve arsimore, dhe se çfarë aftësish dhe kompetencash kanë fituar studentët në lexim,matematikë dhe shkencë dhe si mund ato të fusin në përdorim në jetën reale. Prandaj PISA matë nëse nxënsit janë në gjendje të zbatojnë njohuritë e tyre në situata të reja të atyre cfarë kanë mësuar. Me këtë rast ajo matë edhe nivelin e njohurive dhe zotërimin e proceseve, të kuptuarit e koncepteve dhe aftësinë për të funksionuar në lloje të ndryshme situatash në jetën e tyre.
PISA- do të thotë vlerëson njohuritë e nxënësve 15 vjecar në Lexim, Matematikë dhe Shkencë ku nga ta kërkohet që njohuitë e fituara të i zbatojnë në praktikë, prandaj PISA matë njohuritë e nxënsve dhe aftësinë e tyre për të menduar në mënyrë kritike dhe zgjidhur problemet e jetës për dallim nga sistemi arsimor te ne, ku orientimi është në të mësuarit në mënyrë mekanike, memorizimi dhe të mësuarit e gjërave duke pasur për qëllim mbajtjen mend të gjërave.
Të fillojmë të gjejmë dhe hulutojmjë që të përdorim metodat më të mira të mësimdhëniës, më bashkohoret dhe mësojme nxënësit tanë me dije për shkathësitë e jetës (real life skills) e jo të vazhdohet me testime dhe vlerësime koti sa për të stresur e frustuar nxënësit cdo ditë e më shumë.
Ne si shoqëri ende po vuajmë nga eksperimentet që bëhen me mësuesit dhe nxënësit tanë, ne po vuajmë nga testomania, ku lloje të ndryshme të testeve e provimeve mbahen sa për sy e faqe e për të matur se sa kanë arritur nxënësit të mbajnë mend apo janë në gjendje mësojnë përmendësh, por kjo nuk funksionon kur vjen te vlerësimi PISA- e që për dallim PISA matë njohuritë e nxënësve se sa ata janë në gjendje të ripordhojnë atë që kanë lexuar dhe sa janë në gjendje të mendojnë në mënyrë kritke dhe sy kritik në zgjidhje të detyrave.
Kur jemi të përgjegjësia, secili nga ne sot në shoqëri kemi përgjegjësinë tonë, si prind, si mësues, si drejtor, si shkollë, si DKA( Drejtori e Arsimit), Ministri e Arsimit, Qeveri e etj…
Andaj të fillojmë nga Qeveria, ku Arsimi duhet të futet në listën e prioriteteve kombëtare, pra që arsimi të bëhet priroritet kombëtar i secilës qeveri që udhëheq me shtetin.
Shumëfishimi i buxhetit në Arsim, me këtë rast shkollat e klasat do të pajiseshin më mjetet bashkëkohore të mësimdhënies dhe mësimnxënies, me teknologjinë më të avancuar si smartboard, laptop, ipad e ku rezultatet padyshim do të ishin pozitive duke na ndryshuar renditjen në PISA.
Të rriten pagat e puntorëve arsimor, duke filluar nga drejtorët, inspektorët e arsimit, mësuesit e deri e stafi teknik.
Të krijohet mirëqenia bazë, që mësuesit dhe drejtorët të mos kenë barrë brengën për familjen, por që më tërë qenien të fokusohen në punën e tyre që u është besuar.
Ministria e Arsimit të krijojë një Task Forcë me ekspertë të arsimit qoftë vendor apo edhe të ftojmë ndërkombtarë sidomos nga vendet si Finlanda, Suedia, Estonia etj, e që kjo Task Force e cila do të fillonte që tani me identifikimin e problemeve dhe mangësive sidomos te cikli fillor qofshin ato probleme me literaturën, tekstet shkollore, testeve, përgatitjen e mësuesve etj si dhe të ofroj udhëzime dhe këshilla për zgjidhjen e këtyre problemeve.
Përgjegjësia dhe llogaridhënia:
DKA-dhe drejtorët të mbahen përgjegjës dhe të u kërkohet llogaridhënie për punën e tyre. DKA të mbështes drejtorët e arsimit komunal dhe të u jap atyre autoritetin e duhur që ata të kenë mundësi të ushtrojnë profesionin e tyre.
Drejtorët, fillimishtë duhen që të jenë të pavarur në ushtrimin e detyrës së tyre, ku ata i kanë duart e lira në përzgjedhjen e stafit sidomos të cikli fillor, dmth që të mos ndërhyjë politika nga jashtë por përzgjedhja të bëhet përmes kritereve të përcaktaura për pozitën adekuate.
Drejtorët të kenë të drejtën të largojnë dhe kërkojnë llogaridhënie nga vartësit e tyre për dështimet si rasti me PISA.
Të vlerësohet dhe lartësohet, e jo nëpërkëmbet roli i mësuesit.
Të dekorohen mësuesit puntorë dhe të ndëshkohen ata që nuk e bëjnë punën e tyre.
Mësimdhënsit të bëjnë punën e tyre pa presion dhe ngarkesa e direktiva, por të jenë ata autoriteti vendimarrës në klasë, e që kjo arrihet kur ke diciplinën dhe profesionalizmin.
Një mësues do të jetë autoritativ aq sa është edhe professional ngase këto shkojnë së bashku.
Mësuesit të dojnë punën e tyre, dhe të dijnë rolin dhe përgjegjësinë që kanë para Zotit, institucionit, prindërve dhe nxënësve.
Mësuesit të jenë në trend me kohën dhe zhvillimet e fundit në mësimdhënie,të mundohen të pasojnë trendin ndërkombëtar në mësimdhënien në shek XXI.
Mësuesit të mos improvizojnë, por të bëjnë atë që duhet dhe është në trend të mësimdhënies.
Roli nxënësit padyshim që është kyq andaj të shohim sa nxënësit po punojnë dhe lexojnë qoftë në hapsirat shkollore por edhe në shtëpi.
Të punohet më shumë me nxënës dhe identifikojmë stilet e të mësuarit dhe kuptuarit ngase jo të gjithë mësojnë dhe kuptojnë njësoj dhe të njëjtën kohë.
Të shikohet gjendja sociale, duke filluar nga familja prej nga vjen nxënësi, të mësohet më shumë rreth së kaluarës së tij dhe të gjendet forma në të cilën ai/ajo do të arrinte suksese nësë kërkohet edhe mësim shtesë nga një orë pas orarit të mësimit qoftë nga mësuesi/ja apo nxënsit e shkëlqyeshëm.
Dhe padyshim që rol shumë me rëndësi, dashtëm apo jo, kanë prindërit ngase duhet me doemos të funksionoj trekëndëshi prind-nxënës- mësues.
Të shohim ne si prindër, sa po bëjmë për fëmijët tanë, sa e kemi prioritet arsimimin e fëmijëve tanë?
Sa herë kemi kontaktuar apo takuar mësuesin e fëmiut për herë të fundit për të pyetur për suksesin apo dështimin e fëmiut tonë?
Sa orë në ditë punojmë me fëmijë pas shkollës kur ata janë në shtëpi? Apo shikojmë së bashku programe degjeneruese televizive?
Nuk mëson fëmiu kur i thua ulu atje dhe lexo apo bëj detyrat e këndej ti si prind nuk largon telefonin nga dora apo telekomandën e tv? Natyrshëm, qenia njerëzore është prirur të pasoj shembullin më shumë se sa fjalët dhe këshillat, andaj kujdes une dhe ti se cfarë shembulli po japim.
Të ndalojmë së testuari dhe lodhim edhe nxënësit me këto teste e stress të panevojshëm ngase cfarë po synohet me këto teste dhe vetëm teste. A jemi të intersuar të mësojme , a është prioritet të nxënurit apo vlerësimi sa për sy e faqe?
Dhe në fund nuk është koha për fajësime apo kritika, të mbledhin forcat dhe të gjithë së bashku nga aty ku mundemi dhe kemi mundësi të japim më të mirën tonë që neser të korrim suksese dhe marrim rezultate sa më të mira që do të na bënin krenar si komb dhe shoqëri.
Kjo është pikëpamja personale e imja dhe nuk flas në emër të asnjë institucioni apo organizate, një këndvështrim i imi prej një mësimdhënsi të gjuhës angleze dhe kandidati të studimeve të doktoratës. /2LONLINE/
/autori është PhD Candidate në Mësimdhënie të Gjuhës Angleze/