Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka kërkuar nga ekipi i saj në Bruksel që të thërrasë për të premten (sot) një takim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për të gjetur një zgjidhje për të gjitha çështjet që lidhen me Urën e Mitrovicës, në përputhje me marrëveshjet e arritura në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe në frymën e normalizimit të marrëdhënieve.
Ditë më parë në veri të Mitrovicës ka nisur ndërtimi i sheshit Car Lazar, i cili prek cepin verior të urës qendrore mbi lumin Ibër.
Si kundërpërgjigje, banorët shqiptarë në Lagjen e Boshnjakëve kanë vendosur një cilindër betoni duke e emërtuar atë Sheshi Adem Jashari, të cilit kryetari i Mitrovicës veriore Goran Rakiq ia ka bërë benë se do ta largoj.
E po ashtu dhe një tjetër shesh është ndërtuar mbrëmë i quajtur “UÇK”.