Musli Matoshi nga Vërbica e Kemtocit ka bërë me dije se edhe në këtë pjesë të komunës së Gjilanit, vullnetarë iu kanë përgjigjur aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”.
“Edhe pse shpesh ne e kemi bë pastrimin e lokalitetit tonë, për shkak të aksionit që po bëhet në nivel të vendit edhe ne deshëm të dalim me një grup vullnetarësh për të qenë pjesë e këtij aksioni”, ka thënë Matoshi.
Ai ka shprehur gatishmëri edhe për aksionet e radhës që do të ndërmerren edhe atë për eliminimin e deponive më të mëdha të mbeturinave.