Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka numëruar 91 për qind të votave të zgjedhjeve të 11 qershorit.
Koalicioni PDK-AAK-Nisma ka 34,61% të votave, e dyta është Lëvizja Vetëvendosje! me 26,75%, të tretit koalicioni LDK-AKR-Alternativa me 25.81%.
Përndryshe, Ueb-faqja zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka dalë sërish nga funksioni.
Në KQZ thonë se serveri i ueb-faqes së KQZ-së ka rënë për shkak të vizitave të shumta, ndërkohë që as ditën e sotme kjo web-faqe nuk është në funksion.
Përditësimi i fundit i rezultateve preliminare është bërë rreth orës 2:00, ku janë numëruar rreth 91 përqind e votave.