DYLON

Fillon afati për aplikim për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, 13 janar – 21 janar

Fillon afati për aplikim për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, 13 janar – 21 janar
Avatar photo Redaksia

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se periudha e aplikimit për regjistrim për votim jashtë Kosovës ka filluar sot, 13 janar dhe do të përfundojë më 21 janar 2021, në orën 18:00 sipas kohës lokale në Kosovë.

Gjatë kësaj periudhe, shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë Republikës së Kosovës mund të aplikojnë për regjistrim për të votuar përmes postës për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 14 shkurt 2021.

Gjithashtu, edhe ata/ato që nuk kanë shtetësinë e Republikës së Kosovës, por që kanë të drejtë të jenë shtetas të Republikës së Kosovës, sipas Ligjit për Shtetësi, mund të aplikojnë.

EkoHigjiena

Në këtë afat të përcaktuar nga KQZ-ja, aplikimi për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës mund të bëhet përmes këtyre mundësive: fahut postar të KQZ-së; fax-it të KQZ-së dhe përmes ndonjërës nga e-mail adresat e Shërbimit Votues të KQZ-së.

Të gjitha informacionet e detajuara dhe se si të aplikohet për regjistrim janë të publikuara në këtë link: https://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-poste/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.