DYLON

Moti gjatë javës: Temperaturat deri në 30 gradë

Moti gjatë javës: Temperaturat deri në 30 gradë
Avatar photo Redaksia

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë të ditur se vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik.

Sipas këtij Instituti, këto masa me origjinë nga Afrika Veriore do të jenë të qëndrueshme duke krijuar kushte për ngritjen e vlerave të temperaturave maksimale , ku sipas parashikimeve merkuri në termometër pritet të shënoj vlera deri në 30 gradë Celsius.

Pas këtyre temperaturave të larta, të mërkurën dhe të premten pritet një ç’rregullim i përkohshëm i ekuilibrit termik që do të ndikojë në uljen e maksimaleve për 1-3 gradë Celsius.

EkoHigjiena

Temperaturat minimale në rang vendi pritet të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 11m/s, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.