Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me stafin e tij e me shumë qytetarë, bënë homazhe tek varri i heroit, Metush Krasniqi në fshatin Dajkoc.
Kastrati tha se heronjtë sikur Metush Krasniqi do të mbetem gjithmonë frymëzim për të gjithë.
“Sot nderuam veprimtarin e pathyeshëm, e figurën tonë të ndritur kombëtare, Metush Krasniqin, në 35 vjetorin e rënies së tij. Heronjtë e tillë do të mbeten përherë frymëzim për ne. Lavdi!”, tha Kastrati.
Ndryshe sot në këtë ditë përkujtimi, gjithashtu është planifikuar të mbahet edhe një Tryezë përkujtimi dhe nderimi në Institutin Albanologjik. /2LONLINE.com/