Me miratimin e Platformës për zgjidhjen e statusit të Sanxhakut dhe elementet themelore të politikës kombëtare boshnjake për të cilat ekziston pëlqimi i kësaj popullate, PAD-i (SDA) Sanxhakut shënoi 29 vjetorin e themelimit dhe funksionimit .
Në kuvendin e SDA së Sanxhakut për dokumentet e miratuara votuan të gjithë 800 delegatë nga të gjashtë komunat e pjesës serbe të Sanxhakut. Para votimit në preambulën e akteve të SDA Sanxhaku u përkujtua se organizimi politik i popullit boshnjak në Sanxhak filloi me themelimin e kësaj partie si një lëvizje popullore dhe bazuar në imperativin e zgjidhjes së statusit të Sanxhakut dhe statusin e popullit boshnjak.
Lideri i SDA Sanxhakut, Sulejman Uglanin në fjalimin e tij tha se Sanxhaku gjatë konfliktit në ish Jugosllavi nuk kishte asnjë konflikt ndëretnik. Ai theksoi se partia në krye të së cilës është ai “nuk është parti, por lëvizje dhe ide e popullit të Sanxhakut”, e cila nëpër të gjitha institucionet e sistemit , ka promovua politikën e paqes, tolerancës, mirëkuptimit dhe është përpjekur të zgjidh statusin e Sanxhakut.
“Ky është suksesi ynë i madh, parakusht për themelimin e statusit të veçantë të Sanxhakut. Duke lexuar këto gjithkush do të vij në përfundim se qytetarët e Sanxhakut mendojnë, jetojnë dhe punojnë si evropian. SDA e Sanxhaku, si përfaqësues legjitim i këtyre qytetarëve dinë se çfarë duan dhe di se si ae si të ia arrijnë”, tha Uglanin duke përkujtuar angazhimin dhe kërkesën e përbashkët të SDA është miratuar Rezoluta 855 në Këshillin e sigurimit të OKB-së me të cilën është vendosur misioni i përhershëm i OSBE-së për Sanxhak, Kosovë dhe Vojvodinë.
Siç vlerësoi, me këtë në një formë Sanxhakut i është kthyer dinjiteti dhe “institucioni më i lartë ndërkombëtar pranoi se Sanxhaku ekziston dhe Sanxhaku do të ekzistoj”.
Uglanin, tha se, në qoftë se Sanxhaku nuk e zgjidh statusin e vet dhe nuk siguron mekanizma të qëndrueshëm para se të hyjnë Serbia, Malin e Zi, Kosova dhe vendet e tjera të rajonit në Bashkimin Evropian, ” kur vjen rrëmuja e parë dhe lind një Millosheviq i ri ose Vuçiq i ri, për boshnjakët, shqiptarët dhe të gjithë popujt tjerë do të vijë në pyetje mbijetesa e tyre “.
Sipas Uglaninit, në statusin e veçantë i Sanxhakut shqiptarët, boshnjakët, malazezët dhe serbët nuk humbasin asgjë, ata do të kenë statusin e popujve konstituiv dhe si i tillë Sanxhaku do të jetë bërthama e stabilitetit në rajon.
“Në Sanxhak, Serbia dhe Mali të Zi kanë mosmarrëveshje territoriale, sundojnë një pjesë të territorit i cili nuk është i tyre. Ne jemi pjesëmarrës në këtë në emër të paqes”, tha ai duke kujtuar qëndrimin e zyrtarëve të shteteve anëtare të BE-së që asnjë shtet që ka mosmarrëveshje territoriale nuk mund të bëhet anëtar.
Presidenti i SDA ftoi anëtarët e partisë dhe përfaqësuesit e partive që t’i thërrasin të gjithë partitë tjera boshnjake për një qëllim të përbashkët. Ai paralajmëroi se ai do të vazhdojë të bashkëpunojë me Partinë Demokratike të Sanxhakut (SDP), e themeluar nga Rasim Lajiq, për të përmirësuar ambientin politik dhe çdo ambient tjetër për të gjithë qytetarët në Sanxhak.
Ai paralajmëroi qëllimin e SDA Sanxhakut që në zgjedhjet e ardhshme të krijojë një paraqitje të përbashkët të partive boshnjake.
“Qëllimi ynë është të formojmë Grup parlamentar boshnjak në parlamentin serb, Kuvendin e Sanxhakut dhe pas hyrjes në Kuvend, me delegatët e tjerë serbë dhe malazezë të formojmë grupin e Sanxhakut,” tha ai.
Në takimin solemne të SDA përveç anëtarëve dhe mbështetësit, morën pjesë përfaqësues të partive politike, shoqatave nga Vojvodina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina, zyrtarë të Këshillit Boshnjak Kombëtar (BNV), nga diaspora e Sanxhakut nga vendet evropian dhe SHBA-së, personalitete publike dhe përfaqësues të organizatave politike dhe të tjera në Sanxhak, me të cilët bashkëpunon SDA.
Në punimet e kuvendit solemn të PAD-it (SDA) nga Lugina e Preshevës morën pjesë Kryetari i Këshillit nacional të Shqiptarëve zoti Ragmi Mustafa kryetari i PVD përkatësisht kryetari i Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi, nga Mali i Zi nënkryetari i Lidhjes Demokratike Ali Daci, nga Kosova Prof. dr. Nexhmedin Spahiu, Xhezair Murati deputeti i Parlamentit të Kosovës nga radhët e kualicionit VAKAT, dhe kryetari i shoqatës “ Kosova për Sanxhakun” Ismet Azizi me bashkëpunëtorë.
Në mesin e mysafirëve të cilët përshëndetën punimet e kuvend solemn ishin Shaip Kamberi, Ali Daci, Nexhmedin Spahiu. Ndërsa nga telegramet përshëndetës që arritën nga partitë e ndryshme politike të rajonit u lexua edhe telegrami i dërguar nga kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.
Të përkujtojmë se pas rënies së komunizmit në ish Jugosllavi, në praninë e më shumë se 40.000 qytetarëve në kuvendin themelues në stadiumin e qytetit në Novi Pazar, më 29 korrik 1990, është themeluar Partia e Aksionit Demokratik (SDA) së Sanxhakut, atëherë si pjesë e SDA për ish-Jugosllavinë, me seli në Sarajevë. /I.A/