• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Opinion

Sanxhak: Partia e Dr.Uglaninit kërkon emërtim të rrugëve me emra të personaliteteve shqiptare

Redaksia 2LONLINE 26 Prill, 2019 4 min
 Sanxhak: Partia e Dr.Uglaninit kërkon emërtim të rrugëve me emra të personaliteteve shqiptare

Partia e Aksionit Demokratik (SDA),lideri i secilës është Dr. Sulejman Uglanini, kërkon nga asambletë komunale të Novi Pazarit, Tutinit dhe Sjenicës që rrugët e të riemërtohen me emrat e personaliteteve shqiptare, boshnjake, serbe dhe ndërkombëtare. Emrat epropozuara të personaliteteve shqiptare janë: Aqif Blyta, Shaban Polluzha, Ferhat Draga, Nexhib Draga, Ahmet Daci, Ibrahim Rugova, Adem Demaçi, Fehmi Agani e Naim Frashëri, si dhe Iliria.

Shkruan: Ismet AZIZI

Ky propozimi është aprovuar në asamblenë komunale të Tutinit. Pra, sipas vendimit të Kuvendit Komunal të Tutinit, rrugët e këtij vendbanimi, përveç personaliteteve boshnjake dhe serbe, do të mbajnë edhe emrat e personaliteteve të shquara shqiptare nga të gjitha trevat e banuar me shqiptarë.

Propozim vendimi i SDA-së për ndryshimin emrave të rrugëve, dërguar javë më parë asamblesë së qytetit të Novi Pazarit, u hoq nga rendi i ditës edhe pse ishte paraparë më herët. Kjo u arrit me propozimin e SNS (Partia Përparimtare Serbe), lider i secilës është kryetari serb Aleksandër Vuçiq, duke e ditur për çka do të debatohet dhe cili do të ishte vendimi. Për heqjen nga rendi i ditës votuan këshilltarët e partisë SDP (Paria Demokratike e Sanxhaku) lider i së cilës është Rasim Lajiq, i cili njihet si përkrahës i politikës proserbe. Këshilltarët e partisë SPP (Partia për Pajtim dhe Drejtësi), lider i së cilës është myftiu Muamer Zukorliq,të cilët janë në opozitë, nuk morën pjesë në votim. Thuhet se sikur të votonin nuk do të aprovohej rendi i ditës. Me këtë rast do të debatohej për ndryshimin e emërtimit të rrugëve tëqytetit të Novi Pazarit, eventualisht edhe të aprovohet propozimi i partisë së Dr. Uglaninit.

Propozim i Partisë së Veprimit Demokratik (SDA) të Sanxhakut, i cili nuk është përfshirë në rendin e ditës të seancës së sotme të Kuvendit të Novi Pazarit, ka qenë që rrugët në këtë qytet të mbajnë emrat e shumë figurave të shquara boshnjake, shqiptare, serbe dhe botërore.

Në mesin e emrave të propozuar është Aqif Blyta,i cili është themelues i Xhemijetit (Bashkimi), partisë së parë politike e cila përfaqësonte shqiptarët, boshnjakët dhe turqit, mandej deputet në Parlamentin e Mbretërisë SKS, Kryetari i Bashkisë së Rrethit Pazarit të Ri (Novi Pazarit), por edhe organizator dhe komandant i mbrojtjes së Pazarit të Ri kundër sulmeve çetnike por edhe mbrojtës i popullatës civile të serbëve lokal.

Sipas propozimit të SDA-së së Sanxhakut, emrin e Aqif Blytës duhet ta mbajë rruga aktuale “Gojko Baçanin” që gjendet në qendër të qytetit, ku dikur ishte shtëpia e tij, të cilën pushteti komunist ia konfiskuar.

Përveç tij, rrugët në Novi Pazar, sipas SDA-së, duhet të marrin emrat edhe të personalitetevetjera shqiptare siç është Naim Frashëri, Adem Demaçi, Shaban Polluzha, Ibrahim Rugova, Ferhat Draga, Iliria etj.

Rruga që do të mbaj emrin e Shaban Polluzhës do të ishte në Hatkovë. Emrin Dr. Ibrahim Rugova do të mbanteajo e Sutjeskës, ndërsa me emrine Adem Demaçit një rrugë në lagjen Llug.

Rruga qendrore në Novi Pazar, aktualisht e quajtur“Stefan Nemanja”, do të riemërohet në Bulevardi i ZAVNOS-sit (Këshillin Anti-fashist Çlirimtar Kombëtar i Sanxhakut), dhe sipas propozimittë SDA-së,Novi Pazari do të ketë katër bulevarde, të cilat do të quhen: Bulevardi Alija Izetbegoviq, Mbreti Tvrtko, Bulevardi i Sanxhakut dhe ai i Vinston Çerçilit.

Rruga e tashme “Një Maji” do të marrë emrin e themeluesit të Novi Pazarit, Isa-Beg Isakoviq kurseajo e “7 korrikut” do të quhej Mehmet Pashë Sokolloviq.

Përndryshe, nga emrat gjeografik, janë propozuar disa qytete të Kosovës si dhe të Luginës së Preshevës. Pasojnë emri i shtetit të Kosovës, Shqipërisë, malet e Sharit, Bjeshkët e Nemuna etj.

Në arsyetimin e propozimit për t’i ndryshuar emrat e rrugëve,qëndrimi i SDA-së është se emrat e tanishëm nuk pasqyrojnë në asnjë mënyrë identitetin e Novi Pazari.

Përndryshe pritet që në seancën e ardhshme të asamblesë komunale të Sjenicës të aprovohet propozimi i SDA-së dhe riemërtimi i rrugëve sipas propozim të kësaj partie, lider i së cilës është Dr. Sulejman Uglanin, të merr formën e prerë.

Etiketa:aktuale ismet azizi Partia e Aksionit Demokratik sanxhak
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Kryeministri Kurti: Historia e Familjes Jashari duhet të rrëfehet ashtu siç e

2 Korrik, 2022
Sport

Ja me cilët lojtarë SC Gjilani përmbylli bashkëpunimin

2 Korrik, 2022
Politikë

LDK: Pushteti i VV-së po i realizon premtimet për militantët e tyre

2 Korrik, 2022
Nacionale

Kryeministri Kurti bisedoi për procesin e vetingut me udhëheqësit e subjekteve politike

2 Korrik, 2022
Lajme të ngjashme

Kryeministri Kurti: Historia e Familjes Jashari duhet të rrëfehet ashtu siç e meriton, me dinjitet dhe me krenari

2 Korrik, 2022

Eco-Higjiena shënon dhjetëvjetorin e punës: Punuam si ekip arritëm suksese

2 Korrik, 2022

Parashikimi i motit për sot

2 Korrik, 2022

Novobërdë: Del nga shtëpia dhe nuk kthehet më

2 Korrik, 2022

Shkolla “Musa Zajmi” bëhet tërësisht e qasshme për fëmijët me aftësi të kufizuara

1 Korrik, 2022

Forcës së Sigurisë së Kosovës i shtohen edhe 17 oficerë të rinj të karrierës

1 Korrik, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com