Reagimi i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) dhe ftesa e saj drejtuar institucioneve të vendit për të parandaluar zhvillimin e ndeshjes së Kupës së Serbisë në Zveçan ndërmjet klubit ilegal Trepça dhe Cërvena Zvezdës së Beogradit, ka dhënë efektet e para.
Mediumet serbe të enjten kanë shkruar se ndeshja e 1/16 e Kupës së Serbisë ndërmjet të ashtuquajturës Trepça me bazë në veri të Kosovës dhe Cërvena Zvezda, tashmë po konsiderohet mision i pamundur.
Sipas tyre, reagimi i FFK-së është paraqitur si pengesë, e cila ka kërkuar nga FIFA e UEFA, si dhe nga Policia e Kosovës të reagojnë dhe të ndalojnë ndeshjet e tilla ilegale në territor të Kosovës.
Kjo ndeshje tashmë pritet të ndërrojë lokacionin dhe sipas të gjitha gjasave do të luhet në Beograd, saktësisht në stadiumin e kampiones së Serbisë, Cërvena Zvezdës,