DYLON

Presidenti Thaçi viziton Gardën Kombëtare në Iowa, takon pjesëtarët e FSK

Presidenti Thaçi viziton Gardën Kombëtare në Iowa, takon pjesëtarët e FSK
Avatar photo Redaksia

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar Gardën Kombëtare të shtetit Iowa, ku është pritur nga Gjeneralmajori Benjamin Corell dhe ka takuar pjesëtarët e FSK-së që janë duke ndjekur trajnimet atje.

Presidenti Thaçi ka falënderuar gjeneralët dhe ushtarët e Gardës Kombëtare, të cilët në vazhdimësi kanë ndihmuar në ngritjen e profesionalizimit të ushtarëve dhe eprorëve të FSK-së.

“Jemi mirënjohës për përkrahjen e gjithanshme që i keni dhënë FSK-së”, u shpreh presidenti Thaçi.

EkoHigjiena

Gjeneralmajori Corell, i cili e ka marrë postin para një muaji, u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin me FSK-në.

Presidenti Thaçi takoi edhe pjesëtarët e FSK-së që janë duke u trajnuar në Gardën Kombëtare të Iowa-s të cilët i përgëzoi për të arriturat e tyre profesionale.

“Jemi krenar me pjesëtarët e FSK-së kudo ku shërbejnë ata”, u shpreh presidenti Thaçi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.