Prej më shumë se dy vitesh kanë nisur punimet dhe tashmë “Arena Kombëtare” është drejt fundit. Objekti më i ri sportiv në vend është ngritur aty ku dikur ishte legjendari “Qemal Stafa”.
Shqipëria do të ketë një stadium të kategorisë së katërt, referuar standardeve të UEFAs, të cilit i mungon vetëm kriteri i kapacitetit (mbi 35 000) për të pasur kategorinë maksimale, atë të pestë.
Fillimisht, u tha se do të jetë një stadium që do të ketë një kapacitet prej 22 000 vendesh të pranishme, por së fundmi diçka e tillë është reduktuar.
se bëhet fjalë për një kapacitet afro 21 777 që do të ketë impianti në momentin që do të përfundojë ndërtimin. Një ulje e cila zyrtarisht deri më tani është shpjeguar me rritjen e hapësirave mes stolave dhe që në projekt ka sjellë reduktimin e 223 vendeve.