Në mbledhjen e këshillit komunal të komunës së Bujanocit përveç tjerash është diskutuar edhe për programin e subvencioneve të biznesit dhe në këtë mënyrë ka ndryshuar buxheti i financimit.
Enis Salihu nga zyra për zhvillimi ekonomik lokal sqaroi se për procesin e start-up programit ka 72 aplikues ndërsa buxheti planifikuar është 5 milion dinarë dhe ai kërkoi mjete nga faza e dytë e programit.
Sipas tij ishin në masën e parë ekonomitë fillestare apo start-up programi me vlerë financiare prej 5 milion dinarëve dhe masa e dytë për zgjerimin e bizneseve aktuale kap vlerën prej 10 milionë dinarë.
Nga buxheti i komunës së Bujanocit për vitin 2018 janë ndarë 15 milion dinarë për programin e subvencionimit të ekonomisë private, shkruan Titulli.com.
Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi ka vlerësuar se përmes procersit të start-up programit do të punësohen 72 të rinjë dhe se nga masa e dytë do të ndahen 3.360 mijë dinarë.
Sipas këtij vendimi të aprvouar në këshillin komunal për start-up programet do të ketë 8 milion e 360 mijë dinarë për vitin 2018.
Në fillim buxheti total i komunës së Bujanocit prej 15 milion dinarë ishte planifikuar për bizneset fillestare me 200 mijë dinarë ndërsa për bizneset aktuale prej 500 mijë dinarë.
BURIMI: Titulli.com