Ndryshimi mund të ndodhë vetëm me Vetëvendosje.
Pjesë e saj jam edhe unë, Arijeta Rexhepi, numër 90.
Andaj më 11 Qershor dil e voto!
VOTO #meZemër
✔ 35 – Lëvizja VETËVENDOSJE!
✔ 90 – Arijeta Rexhepi
Arijeta Rexhepi u lind më 7 korrik 1976 në Gjilan. Është e martuar,jeton së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët në Gjilan.
Arijeta ka studiuar në Shkollën e lartë Pedagogjike në Prishtinë, e më tej në Fakultetin e Edukimit në drejtimin Matematikë – Informatikë.
Punon prej 21 vite si mësimdhënëse e matematikës, dhe tash kontributin e saj si mësimdhënëse e jep në shkollën e mesme të ulët “Sadulla Brestovci” në Gjilan.
Aktualisht është anëtare e Kuvendit komunal në Gjilan nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Gjithashtu ajo është anëtare e Kryesisë në Qendrën në Gjilan, ku udhëheq Sekretariatin e Gruas Aktiviste.
Arijeta Rexhepi është anëtare në Këshillin e Përgjithshëm te Lëvizja Vetëvendosje! dhe kandidon si deputete në Zgjedhjet Parlamentare 2017.
*Hapësirë e sponsorizuar – Zgjedhjet Nacionale 2017