Ndotja e ajrit, mund të jetë e dëmshme për të gjitha organet e trupit dhe me gjasë, për çdo qelizë të trupit të njeriut.
Hulumtimi tregon që nga koka e deri tek këmbët, ajri i ndotur mund të ketë ndikim në çdo pjesë.
Nga koka, tek fyti e zemra, tek sëmundjet e diabetit apo edhe kanceri në eshtra e lëkurë, të gjitha mund të vijnë nga ajri i ndotur. Fertiliteti, fetusi dhe fëmijët gjithashtu janë të ndikuara nga ajri toksik, thuhet në studim.
Dëmi sistematik është rezultat i ndotjes që shkakton inflamacion, e që më pas, molekulat e ndotura lëvizin në të gjithë trupin e njeriut përmes qarkullimit të gjakut.
Ndotja e ajrit është “emergjencë e shëndetit publik”, thuhet në raportet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duke e pasur parasysh se 90% e ajrit në botë është i ndotur. Analizat e reja tregojnë se 8.8 milionë njerëz në vit vdesin para kohës si pasojë e ndotjes së ajrit, duke e bërë kështu edhe më të rrezikshëm se duhanin.