Ndonëse shprehen se i kanë shtëpitë e ndërtuara me leje që nga viti 2005, banorët e një rruge në qarkore në Gjilan thonë se vazhdojnë të mos kenë rrugë, ndriçim, ujësjellës…, e mbi të gjitha mungesa e rrugës zyrtare po bënë që ata t’i shfrytëzojnë rrugët alternative (pronë të fqinjëve) për të hyrë në shtëpitë e tyre.
Shqetësimet e tyre i kanë shprehur përmes një deklarate të dërguar në e-mailin e redaksisë sonë. (Më poshtë keni deklaratën e tyre të plotë pa ndërhyrje)
Banorët e rrugës “Ramiz Cërnica”, në reagimin e tyre thonë se ndihen të neglizhuar dhe të mospërfillur nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Drejtoria e Kadastrës në Gjilan, përkundër kërkesave të tyre të vazhdueshme qe të ua zgjidhin këtë problem, pasi janë bllokuar dhe është bërë situatë e paduruar.
Për këtë problematikë, janë të njoftuar edhe Kryetari i Komunës, nënkryetari dhe drejtoritë përkatëse duke përfshirë edhe atë të Inspekcionit.
Përndryshe, ja reagimi i tyre i plotë i bërë përmes një deklarate dërguar redaksisë sonë.
Deklaratë
Redaksi e nderuar e 2LONLINE,
Po ju shkruajme per nje shqetesim te cilin e kemi ne banoret e rruges Ramiz Cernica qe gjendet ne rrugen qarkore afer tregut te veturave. Shqetesimi yne ka te beje me pamundesine e shfrytezimit te rruges qe na dergon deri ne shtepite tona, per shkak se komuna nuk e ka bere shpronesimin e parcelave te cilat jane te destinuara si rruge me planin urbanistik te aprovuar ne vitin 2002.Neve si banore te kesaj lagje I kemi ndertuar shtepite ne baze te atij plani urbanistik dhe jemi pajisur me leje ndertimi nga Drejtoria e Urbanizmit te komunes se Gjilanit qe nga viti 2005.
Ne vitin 2010 jemi njoftuar nga banoret e parecelave qe ato prona te tyre te cilat jane te destinuara si rruge publike nuk jane shpronesuar nga komuna e Gjilanit dhe pronaret e ketyre pronave na kane detyruar qe mos te kalojme neper ato prona. Ne duke e kuptuar situaten kemi bere kerkesa te vazhdueshme ne drejtorine e Urbanizmit, pastaj ne drejtorine Kadastrit, tek Kryetari I Komunes si dhe Nenekryetari I Komunes qe ta na dalin ne ndihme sepse ne I kemi kryer te gjitha procedurat qe na jane kerkuar dhe nuk jemi fajtore per situaten ne te cilen ndodhemi. Kemi pas edhe konfrontime verbale me pronaret e pronave dhe shume shpesh ka pas edhe nderhyrje nga ana e policise per me qetesu situaten.
Edhe ne kohen kur po ju shkruajme ne nuk kemi qasje ne rrugen e cila na dergon te shtepite tona , prandaj kerkojme nga ju redaksi e nderuar qe ta publikoni kete lajm ne menyre qe te jene te gjithe te njoftuar se nuk po punohet drejte me banoret te cilet jane te pergjegjshem dhe I kane kryer obligimet me kohe.
Eshte pikerisht Drejtoria e Urbanizmit dhe Drejtoria e Kadastrit ato e cila na ka sjell ne kete situate, sepse me punen e tyre joprofesionale e kane deformu planin urbanistik ne kete zone dhe na kane fut ne telashe me pronaret e tokave te cilat jane te destinuara si rruge publike.
Prandaj diteve ne vijim do ta paraqesim rastin edhe tek Drejtoria per hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsion ne menyre qe zyrtaret nga keto drejtori te japin pergjegjesi per kete situate te krijuar.
Nese nuk na bejne zgjidhje te shpejte nuk na mbetet tjeter vetem te migrojme ne vendet e Evropes Perendimore dhe te kerkojme Azil ne pamundesi te shfrytezimit pasurise te cilien e kemi krijuar me shume sakrifice.
Ju faleminderojme shume nese e publikoni kete lajm ne menyre qe banoreve te tjere mos te i perseritet kjo cfare po na ndodhe neve qe nga viti 2010.
Me respekt,
Banoret e lagjes:
Florent Demiri, Adem Rrudhani, Afrim Zylfiu, Fadil Carravaku, Fadil Sejdiu,