I bëjnë publike të gjeturat nga monitorimi i tenderit – “Rregullimi i sheshit mbi lumin Mirusha – Jug”

I bëjnë publike të gjeturat nga monitorimi i tenderit – “Rregullimi i sheshit mbi lumin Mirusha – Jug”

Sot organizatat e shoqërisë civile nga rajoni i Gjilanit organizuan një konferencë për media, ku u bë lansimi i Raportit të Monitorimit të tenderit – “Rregullimi i sheshit mbi lumin Mirusha – Jug” me vlerë të kontratës 294,894.40 euro.

Raporti i përgatitur nga organizatat organizatave joqeveritare KCIC , Dardana Press, organizata Transparencë, Monitorim, NOPM dhe KAND vlerëson se Komuna e Gjilanit duke vepruar në kundërshtim më Ligjin për Prokurim Publik, ka kufizuar konkurrencën në tenderin e 294,894.40 euro.

Komuna e Gjilanit tenderin e kishte iniciuar në pjesën e dytë të vitit 2018 sipas procedurës së hapur. Ky tender ka rezultuar me lidhje të kontratës në vlerë prej 294,894.40 me operatorin ekonomik EL – BAU.

“Kemi gjetur disa shkelje ligjore që janë bërë në këtë tender. Këto shkelje, sado që duken të vogla dhe procedurale, kanë ndikuar që të kufizohet konkurrenca për këtë tender dhe në fund të shpërblehet me kontratë operatori i vetëm që ka qenë në garë” ka thënë Ardiana Ahmeti, një nga autoret e këtij punimi.

Në raportin e publikuar thuhet se Komuna e Gjilanit ka shkurtuar afatet ligjore për tenderit dhe ka vendosur kritere diskriminuese. Për këtë tender kishin ofetuar vetëm dy operatorë ekonomik, dhe për shkak të kriterit diskriminues operatori ekononomik “GLOBI -MI” i cili ka ofertuar me çmim më të lirë është shpallur i papërgjegjshëm.

Kësisoj, Komuna ka lidhur kontratë për afër 60 mijë euro më të lartë, se çmimi i ofertës së operatorit “GLOBI – MI” për shkak të kriterit diskriminues.

“Tutje, grupi ka gjetur se operatori “GLOBI – MI” nuk ka parashtruar ankesë në komunë dhe pas fillimit të impelemtimit të kontratës operatori “GLOBI – MI” është nënkontraktuar nga operatori fitues “EL – BAU” që kryej një pjesë të punimeve. Komuna e Gjilanit, në njoftimin për kontratë kishte deklaruar se kontrata nuk mund të nënkontraktohet” është shprehur Vjollca Ramabaja.

Grupi ka gjetur se janë bërë edhe lëshime të tjera duke mos u rrespektuar në plotëni Ligji për Prokurimin Publik. Komuna nuk ka planifikuar sipas standardeve ligjore dhe praktike koston e projektit. Sipas planifikimin përfundimtar të prokurimit për vitin 2018, Komuna ka parashikuar Rregullimin e Lumit Mirusha në vlerë prej 100.000 euro. Ndërkaq, në Deklaratën e Nevojave dhe Disponueshmërisë si dhe në Njoftimin për Kontratë, vlera e parashikuar e kontratës ishte 350.000 euro. Ndërsa, në buxhetin e komunës nuk ka pasur projekt të planifikuar fare.

Përveç kësaj, brenda kushteve dhe përmbajtjes së kontratës komuna nuk e ka specifikuar kohëzgjatjen dhe afatin e përmbylljes së kontratës. Përfundimi i punëve është parashikuar të bëhet brenda 180 ditëve. Mirëpo, nuk është specifikuar nëse kontrata është kontratë dy (2) vjeçare, ashtu sikur ishte paraparë gjatë inicimit të tenderit.

“Grupi Punues i rekomandon Kryetarit të Komunës që të sigurohet që njësitë e kërkesës dhe zyra e prokurimit nuk aplikojnë kritere diskriminuese në tenderë, të cilat zvogëlojnë konkurrencën dhe ndikojnë në humbjen e vlerës për paranë publike. Afatet për pranimin e tenderëve te vendosen në përputhje më ligjin, në mënyrë që OE të Ju sigurohet kohë e mjaftueshme për përgatitjen dhe dorëzimin e ofertave të tyre, si dhe të punohet në avansimin e planifikimi të prokurimit dhe vendojes se kushteve kontrakltuale” ka thënë Besime Maliqi.

KOMENTE