Spitali Rajonal i Gjilanit( SRGJ) e ndihmon QKUK-në me barna dhe me pajisje mjekësore,me rastin e tragjedisë së sotme në KEK, ka bërë të ditur Dr.Selami Kurteshi, zëdhënës i SRGJ -së
“Me rastin e tragjedisë së sotme në KEK,ku shumë punëtorë të atjeshëm pas lëndimeve të marra janë dërguar në QKUK, menjëherë SRGJ-ja ka shprehur gatishmërinë në ndihmë,dhe njëherit ka dërguar një sasi të barnave dhe pajisjeve mjekësore në QKUK në ndihmë punëtorëve të lënduar”, ka thënë Kurteshi.
E, drejtori i SRGJ-së Abdylatif Latifi shprehë keqardhje për ngjarjen që ka ndodhur dhe njëherit shprehë ngushëllimet më të sinqerta për familjaret e punëtorëve të prekur nga kjo tragjedi. “Po ashtu ne si SRGJ jemi të gatshëm dhe të përgatitur për dërgimin e ekipeve mjekësore eventuale”, ka thënë Latifi. /2lonline/