Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, Nazim Gagica, bashkë me afaristin gjilanas, njëherit anëtar i kryesisë së AAK-së, Ilmi Mustafa, kanë shpërndarë pajisje didaktike për fëmijët me aftësi të kufizuara në Qendrën e Kujdesit Ditor ‘PEMA’.
Gagica ka bërë me dije se secila kategori e shoqërisë sot ka nevojë për ndihmën e tjetrit, por disa kanë nevojë përveç për shumë ndihmë, edhe urgjente.
Ai shtoi se me këtë aktivitet sot, nuk eliminohen problemet por zbuten ato por edhe jepet një shembull edhe për të tjerët që të shtrijnë dorën e ndihmës. Po ashtu edhe një mesazh për institucionet publike.
“Mirënjohës për bashkëatdhetarët tanë që asnjëherë nuk shtrënguan dorën kur kanë qenë dhe janë në pyetje interesat e përgjithshme për Kosovë, për qytetarët përgjithësisht dhe për kategorit e caktuara të shoqërisë sonë”, ka thënë Nazim Gagica, Kryetari i AAK-së, dega në Gjilan. /2LONLINE/