SHFMU “Abdullah Tahiri” në Malishevë të Gjilanit ka pranuar një donacion, pajisje me topa sporti për nxënësit e kësaj shkolle, donacioni ky që erdhi nga aktivisti i fshatit Malishevë Artan Bejta, i cili gjithmonë në mënyrë vullnetare përkujdeset për krijimin e kushteve të favorshme për shkollën, e në përgjithësi me punë vullnetare në ambientet e fshatit Malishevë.
Artan Bejta, ka ndihmuar në vazhdimësi këtë shkollë, duke u përkujdesur për investimin në ndriçimin e shkollës, po ashtu edhe në shumë punë tjera vullnetare për tërë fshatin në përgjithësi.
Drejtori i SHFMU “Abdullah Tahiri”, Rashit Sahiti, ka falënderuar përzemërsisht aktivistin e fshatit Malishevë, Artan Bejta, duke u përkujdesur fuqimisht për shkollën tonë dhe për tërë fshatin Malishevë.
“Si drejtor i SHFMU “Abdullah Tahiri”, po ashtu edhe në emër të Kryesisë së Këshillit të fshatit Malishevë, gëzohem për faktin se këto pajisje sportive lehtësojnë punën e mësimdhënësve dhe nxënësve në lëndën e Edukatës Fizike. Kjo shkollë për neve është e veçantë në fshatin tonë dhe trajtimi ynë ndaj saj, përherë ka qenë i tillë nga të gjithë qytetarët tanë. Këtë e them për faktin se nga viti në vit kushtet dhe infrastruktura e brendshme në këtë shkollë po vijnë duke u përmirësuar, e kjo falë bashkëpunimeve dhe donacioneve siç është edhe ky i sotmi”, ka thënë Sahiti.
Sipas tij, Artan Bejta është shembull i një qytetari të ndershëm, një aktivist vullnetar i cili punon fuqimisht dhe pareshtur në interesa të përgjithshme të fshatit. Të gjithë qytetarët duhet të jem shembull i një qytetarie aktive, ashtu siq është Artan Bejta.
Ndërkaq, profesori i Edukatës Fizike në këtë shkollë, Bashkim Hyseni, ka falënderuar vullnetarët e kësaj iniciative, të cilën e vlerësoi shumë të rëndësishme dhe bëri thirrje për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen nga të gjithë qytetarët tjerë.
Ai ka deklaruar se të gjithë qytetarët duhet të jenë model i rëndësishëm i punës vullnetare për fshatin Malishevë, në mënyrë të tillë që të krijojmë kushte të favorshme për mësimdhënie dhe mësimnxënie.
Nga ana tjetër, donatori, Artan Bejta, ka falënderuar drejtorin e kësaj shkolle,Rashit Sahiti, për punën dhe angazhimin maksimal që e bënë në udhëheqjen dhe menaxhimin e kësaj shkolle, po ashtu edhe angazhimin maksimal që po jep si Kryetar i Këshillit të Fshatit Malishevë.
Ai ka deklaruar që do të vazhdojë të punojë fuqimisht në angazhimin e një qytetarie aktive në të gjithë fshatin Malishevë, duke proceduar më tutje në dhënien e donacioneve tjera.