Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me nënkryetaren Aleksandra Jovanovic dhe drejtorin e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Shpend Morina, kanë bërë shpërndarjen e 10 shpërndarëseve për plehun mineral, 4 kosa rotative dhe 4 pjatore, për komunitetin serb.
I pari i komunës ka thënë se do të vazhdojnë mbështetjen e secilës fushë-veprimtari.
“Mekanizëm bujqësor për fermerët serb të Kamenicës. Së bashku me Nënkryetaren Aleksandra Jovanovic dhe Drejtorin Shpend Morina, sot kemi shpërndarë 10 shpërndarëse për plehun mineral, 4 kosa rotative dhe 4 pjatore. Fokusi i kësaj thirrjeje kanë qenë komunitetet pakicë që jetojnë në Kamenicë, andaj jemi të lumtur që kemi gjithsej 18 përfitues të këtyre pajisjeve”, ka thënë kryetari i komunës Kadri Rahimaj.
Gjithsej 11,490 euro ka qenë vlera e pajisjeve të shpërndara sot.
“Vazhdojmë me mbështetjen e secilës fushëveprimtari, secilës kategori e secilit komunitet. Vazhdojmë me punë të tjera të mira”, ka thënë i pari i Kamenicës. /2LONLINE/