Tylaj Hasanaj, koordinatore e Shoqatës Fidan, që mbledh në aktivitete të përbashkëta gratë të përkatësisë turke dhe shqiptare në Gjilan, ka thënë se ndihmat janë shpërndarë për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit, ndërkohe që pakot ushqimore u janë shpërndarë, familjeve të cilat kanë më së shumti nevojë.
“Pakot ushqimore përbëjnë gjërat e nevojshëm për një familje, të cilat janë siguruar nga KFOR-i Turk”, ka thënë Tylaj Hasanaj.
Sipas saj, familjet që janë ndihmuar janë përzgjedhur nga Organizata e Veteraneve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Organizata për Përkujdesën ndaj Personave me Aftësim, dhe Komisionit Komunal për çështje sociale.
Përndryshe, këso ndihma nga Shoqata “Fidan” dhe KFOR-i turk, mëtohet të jepen edhe në të ardhmen për ato familje që kanë nevojë . /2lonline/