Përfaqësues nga Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Ambasadori i SHBA-së në Beograd, qeveria e Serbisë dhe pushtetit lokal në mënyrë solemne kanë lëshuar në funksion rezervoarin me kapacitet prej 1000 metra kub ujë dhe rezervoarin e rekonstruar prej 500 metra kub në Preshevë.
“Në Preshevë USAID ka siguruar 200 mijë dollarë ndërsa komuna e Preshevës 160 mijë dollarë në mënyrë që të ndërtohet rezervoari i ri dhe ai ekzistues. Së bashku të dy rezervoaret sigurojnë ujë të pishëm për banorët e kësaj komune si dhe refugjatët që gjenden këtu”, tha mes tjerash ambasadori i SHBA-së në Beograd, Kajl Skat.
Ndërsa ministri i admnistratës shtetërore dhe vetëqeverisjes lokale të Serbisë, Branko Ruzhiq theksoi se Presheva është përballur me krizën e refugjatëve ndërsa innfrastruktura është amortizuar dhe se është dashur të investohet në zhvillimin lokal.
“Më vjen mirë që komuna e Preshevës ka zgjedhur problemin e ujit që përballet me vite të tëra dhe në këtë mënyrë u mundësojmë kushte më të mira për zhvillimin ekonomik lokal të komunës së sonë”,u shpreh Shqiprim Arifi, kryetar i organit të përkohshëm të komunës së Preshevës.
USAID gjithashtu ka ndihmuar komunën e Preshevës organizatën “Moravica” me 1000 kontejnerë për mbeturina që janë shpërndarë në fshatin Miratoc.
BURIMI: Titulli.com