DYLON

FSK-ja me mision humanitar në Shqipëri

FSK-ja me mision humanitar në Shqipëri
Avatar photo Redaksia

Qeveria e Republikës së Kosovës, duke gjykuar nga situata e krijuar nga vërshimet dhe përmbytjet në Republikën e Shqipërisë, ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës për dërgimin e një kontingjenti të Forcës së Sigurisë së Kosovës në operacion humanitar në Republikën e Shqipërisë.

Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka pranuar dje pasdite, një kërkesë zyrtare nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, për mbështetje logjistike nga Forca e Sigurisë së Kosovës në ndihmë të zonave të përmbytura në Republikën e Shqipërisë.

Në kërkesë, në mënyrë te veçantë, është specifikuar nevoja për sigurimin e urave të montazhit. Kërkesa mbështetet edhe në kërkesën e ministres së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë për mbështetje, dhe në nevojën e madhe të vendbanimeve në zonat e Vlorës dhe Fierit, të cilat kanë mbetur të izoluara nga dëmtimi dhe shkatërrimi i urave.

EkoHigjiena

Qeveria ka miratuar vendimin për dërgim të kontingjentit humanitar të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Republikën e Shqipërisë. Mbështetja financiare e operacionit humanitar do të sigurohet nga Buxheti i Republikës së Kosovës.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria ka miratuar një vendim për ndarjen e 30 mijë eurove për mbështetjen e trajtimit shëndetësorë jashtë vendit, të ish-kryeministrit në ekzil dhe ish-zëvendëskryeministrit, Bujar Bukoshi.

Kryeministri ka njoftuar kabinetin qeveritar për takimin e sotëm të Këshillit Ndërministror për Ujëra dhe amandamentimin e marrëveshjes me Qeverinë Zvicerane për mbështetjen e këtij sektori.
Kryeministri ka kërkuar nga anëtarët e kabinetit qeveritar që të jenë prezentë në diskutimin e buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2018, në Kuvend.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.