(2LONLINE) – Me rastin e 20 janarit, njëvjetorit të heqjes së lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së në Preshevë, nga autoritet serbe, në vendin ku kishte qëndruar ai Lapidar, me këtë datë të ndezën qirinj dhe të vizitohet nga liderë institucional e partiak nga hapësira e jonë etnike, kështu ka kërkuar Refik Hasani ish kuvendar i Kuvendit Komunal të Gjilanit me prejardhje nga komuna e Bujanocit..
Hasani tha se ndezja e qirinjve duhet të jap dhe të shpërndaj një mesazh të fuqishëm në të gjitha anët.
‘’Kurdo qoftë por ai Lapidar duhet të kthehet sepse e ka vendin aty , dhe se vendi ku ai duhet të qëndroj është tokë shqiptare e mbetur nën administrimin e Serbisë’’ tha Hasani.
Sipas tij, pos ndezjes së qirinjve, në këtë ditë Presheva duhet të vizitohet edhe nga krerët më të lartë të dy shteteve shqiptare , gazetarë e punëtorë shkencor e hulumtues të instituteve por edhe anëtarë të Akademisë së Shkencave.
Ndryshe xhandarmëria serbe, me urdhër të Qeverisë në Beograd largoi më 20 janar 2013-të Lapidarin e ushtarëve të UÇPMB-së, i cili ndodhej para Kuvendin Komunal në Preshevë. Një gjë e tillë nxiti protesta në këtë vend, por edhe reagimin e autoriteteve si shqiptare edhe ato ndërkombëtare./Edona Jerliu/