Policia e Kosovës ka barë me dije se është duke vazhduar kontrollin dhe mbikëqyrjen e trafikut rrugor dhe se ka pasur edhe gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve të fundit, për tejkalim të shpejtësisë së kufizuar, mos vendosje të rripit të sigurisë dhe për përdorim të telefonit gjatë vozitjes
Raporti i policisë:
Vazhdon kontrolli dhe mbikëqyrja e trafikut rrugor, me ç’rast vetëm dje, me datë 24.02.2022:
(a) Për tejkalim të shpejtësisë së kufizuar, janë ndëshkuar 939 shoferë
(b) Për mos vendosje të rripit të sigurisë, janë ndëshkuar 145 shoferë
(c) Për përdorim të telefonit mobil, janë ndëshkuar 123 shoferë /2LONLINE/