DYLON

Për Rajonin e Gjilanit raportohen raste të: dhunës në familje, mospërfillje e urdhrit të gjykatës, aksidente, armëmbajtës pa leje…

Për Rajonin e Gjilanit raportohen raste të: dhunës në familje, mospërfillje e urdhrit të gjykatës, aksidente, armëmbajtës pa leje…
Avatar photo Redaksia

Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës (PK), Drejtoria Rajonale e Gjilanit

INCIDENTET KRIMINALE

EkoHigjiena

DHUNË NË FAMILJE

 Viti, 23.02.2022 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Rr. Toni e Mici, Kamenicë , 24.02.2022 – 08:20. Gjatë kontrollit të shtëpisë të dyshuarit mashkull kosovar, është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me gjashtë (6) fishekë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

BASHKËJETESË  JASHTË MARTESORE ME PERSONIN NËN MOSHËN 16 VJEÇ

Shtime, 24.02.2022 – 20:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar  pasi i njëjti kishte bashkëjetuar me të miturën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

MOSPËRFILLJE E URDHRIT TË GJYKATËS

Fsh. Sadovine e Jerlive, Viti, 24.02.2022 – 09:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pas i që i njëjti nuk ka respektuar urdhrin e gjykatës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

Raport shtesë:

VRASJE E RËNDË

Bulevardi i Pavarësisë, Gjilan, 12.09.2021 – 19:45. Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i R. Maqedonisë Veri. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

RASTET TJERA – NGJARJET:

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

·         Rr. Esat Berisha, Gjilan, 24.02.2022 – 11:00. Në bazë të urdhëresës ës Gjykatës është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit

·         Rr. Esat Berisha, Gjilan, 24.02.2022 – 12:00. Në bazë të urdhëresës ës Gjykatës është arrestuar i kërkuari mashkull Kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

·         Rr. Prishtinës, Gjilan, 24.02.2022 – 17:55. Ka ndodhë një aksident trafiku, i përfshirë vetëm një automjet me ngasës mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar ngasësi i cili është dërguar në Qendrën Emergjente për tretman mjekësor.

·         Rr. Kamenicës, Gjilan, 24.02.2022-18:10. Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy vetura. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur veturën të cilën ishte duke drejtuar viktima mashkull kosovar. Si pasojë, lëndime kanë pësuar dy pasagjerët në veturën e viktimës, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QE-Gjilan. Rasti në procedurë të rregullt. /2LONLINE/