DYLON

Qeveria e Kosovës miraton pakon e sanksioneve kundër Rusisë

Qeveria e Kosovës miraton pakon e sanksioneve kundër Rusisë
Avatar photo Redaksia

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhje në të cilën ka miratuar vendimin për vendosjen e sanksioneve në përputhje me sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Këshillit të Bashkimit Evropian ndaj veprimeve që minojnë dhe kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës.

Me këtë vendim Qeveria e Republikës së Kosovës do të zbatojë sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sanksionet e vendosura nga Këshilli i Bashkimit Evropian përmes Rregullores së Këshillit (EU) Nr. 269/2014 të datës 17 mars 2014, amandamentuar me Rregulloren e Këshillit (EU) Nr. 2022/259, dhe zgjeruar me Rregulloret Zbatuese të Këshillit Nr. 2022/260, Nr. 2022/261, të datës 23.02.2022, respektivisht Vendimit të Këshillit 2014/145/CFSP të datës 17 mars 2014 amandamentuar me Vendimet e Këshillit (CFSP) 2022/241; (CFSP) 2022/265; (CFSP) 2022/267, lidhur me masat shtrënguese ndaj veprimeve që minojnë dhe kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës.

EkoHigjiena

Sanksionet konsistojnë në:

· ngrirje të aseteve në Republikën e Kosovës të individëve apo entiteteve të sanksionuara;

· ndalim udhëtimi në territorin e Republikës së Kosovës për individët e sanksionuar;

· ndalim për individë dhe entitete në Republikën e Kosovës, që të vënë në dispozicion fonde, qoftë në mënyrë direkte ose indirekte, për individët dhe entitetet e sanksionuara.

Emrat e individëve dhe entiteteve të sanksionuara janë ato të listuara në anekset e akteve rregullative të lartpërmendura të Këshillit të Bashkimit Evropian. Këto sanksione do të jenë në fuqi, deri në një vendim tjetër dhe varësisht nga rrethanat mund të përditësohen. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.