Organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Vitisë, në fshatin Ramnishtë të kësaj komune, janë zhvilluar 3 ndeshje miqësore ne futboll.
Me këtë rast në këto ndeshje miqësore kanë marrë pjesë përfaqësues nga Komuna e Vitisë, KFOR-i Britanik, FSK-ja- Regjimenti i Parë i Këmbësorisë , Policia e Kosovës Stacioni në Viti dhe KFOR-i Amerikan – Veteranet.
Në aktivitet sportive ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti si dhe drejtori i DKRS-së, Milot Lala.
Në fund të këtij aktiviteti për pjesëmarrësit e ndeshjeve miqësore u ndan mirënjohje dhe u shtrua një koktej rasti./2LONLINE.com/