Në moshën 39 vjeçare ka ndërruar jetë Lulzim Sahiti, këshilltar i vetëm në Kuvendin e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) që vinte nga Medvegja.
I ndjeri ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Sahiti, përveç që ishte aktiv në KKSH ai ishte edhe kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame për Medvegjë. Përndryshe Lulzim Sahiti është vëllau i Florim Sahitit, ish zëvendës kryetari të Medvegjës, shkruan Titulli.com.
Humanistit dhe veprimtarit shqiptar përshëndetjet e fundit do t’i jepen sot në vendlindje, në Llapashticë të Medvegjës, ku varrimi i të ndjerit do të bëhet në orën 14h.
Lulzim Sahiti pas vetes ka lënë bashkëshorten dhe katër fëmijë.