Pas një sëmundje të rëndë, në moshën 70 vjeçare, ka ndërruar jetë profesori Zymber Beshtica. Njoftimin mortor e kanë bërë të ditur familjarët e tij.
Përndryshe, profesori Zymber Beshtica u lind më 12 shkurt 1950 në Desivojcë të Kamenicës (jetoi dhe veproi në Gjilan). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, Gjimnazin në Kamenicë, Fakultetin Filozofik, Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Prishtinë.
Ai ishte ende student kur filloi të punonte. Në vitin 1975 vijojë mësimdhënien në QSHT në Gjilan, deri më 30 gusht 1982, kur u largua nga procesi edukativo – arsimor , “ i papërshtatshëm ideo – politikisht”. Arsimit i rikthehet pas viteve të 90-ta. Karrierën e tij profesionale e mbaroi në SH.M.M “Dr Asllan Elezi” në Gjilan.
Zymberi u mor edhe me krijimtari letrare që nga bankat e shkollës fillore. Botoi përmbledhjen “Rrjedha”, pas viteve të 90-ta. Mori pjesë aktive edhe në bashkautorësi në disa libra.
Ai së fundi kishte nxjerrë në dritë dhe promovuar edhe vëllimin me poezi “Ëndërr e gjatë”.
Në Gjilan, më datë 25.04.2020, në moshën 70-vjeçare, ai ndërroi jetë.
Më poshtë keni njoftimin mortor dhenë nga familjarët e tij.
NJOFTIMI MORTOR!
Me dhembje të thellë, ju njoftojmë se sot më datë 25.04.2020 pas një sëmundje të rëndë, në moshën 70 vjeçare, ka vdekur më i dashuri jonë babai, Zymber Pajazit Beshtica nga Gjilani.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet neser me datë 26 04 2020, me drek në varrezat e qytetit në Gjilan.
Për shkak të rrethanave aktuale në të cilat ndodhet vendi jonë nga pandemia e shpallur virusit COVID-19, ceremonia e varrimit do të organizihet vetem nga familja jonë e ngushtë.
Me pikëllim të thellë!
Familja BESHTICA