Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina – Bunjaku, së bashku me kryesuesin e Kuvendit Komunal, Arianit Sadiku, drejtorët komunalë, asambleistët e familjet e dëshmorëve, kanë bërë sot homazhe te varrezat e dëshmorëve me rastin e 24-vjetorit të rënies së dëshmorëve, Abdulla Tahiri, Ibrahim Pacolli dhe Arben Ramadani.
Lavdi e përjetshme veprës heroike të tyre! /2LONLINE/