Ndërgjegjja peshore shpirti!
***
Në mos behet vonë
Dhe çdo fjalë tingëllon prapësht
Edhe nënën kur e thërret
Të vije sikur njerkë
Edhe aroma e luleve
Kundërmon
Nuk ka ëndrra pa stërkequra
Ka vajtime
Lot që bien mbi injorancë
Dhe prapë nuk e kupton
Se ti je vetëm aq sa
Për ti ushqyer epshet e kalkuluara
Të atyre që nuk mbajnë ndërgjegjen
Si peshore shpirti
/Xhelil ARIFI/