Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar të dyshuarin A.S., në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale ‘’Mashtrimi’’ dhe ‘’Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes’’ të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Dyshohet se i njëjti duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë dhe varësinë nga substancat narkotike të një personi ia merr kartelën bankare dhe më pas në rrjetet sociale bënë thirrje për ndihmë në shumë prej 160.000.00 euro, kinse për shërim të djalit të të dëmtuarit G.D., i cili realisht nuk ekziston, ashtu që 30 persona dërgojnë para për ndihmë dhe i dyshuari tërheq një shumë rreth 4,296.50 euro.
Prokuroria Themelore në Gjilan brenda afatit ligjor ndaj të njëjtit do të kërkojë masën për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale. /2LONLINE/