DYLON

Vetëm në 24 orët e fundit mbi 2 mijë tiketa gjobitëse

Vetëm në 24 orët e fundit mbi 2 mijë tiketa gjobitëse
Avatar photo Redaksia

Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 2 mijë e 154 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.

Policia e Kosovës në raportin e saj të 24 orëve të fundit, ka bërë me dije për 32 aksidente trafiku, 15 me lëndime dhe 17 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 14 persona, 4 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 4 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/