DYLON

Në fokusin e policisë, kontrolli i kamionëve dhe autobusëve

Në fokusin e policisë, kontrolli i kamionëve dhe autobusëve
Avatar photo Redaksia

Realizimi i aktiviteteve operacionale sipas planit ROADPOL për muajin Shkurt 2024 – Kontrolli i mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve “Kamion & Autobusë”.

Në kuadër të javës së aktiviteteve sipas planit ROADPOL 2024 (Rrjeti Evropian i Policive Rrugore), që është realizuar nga data 19 deri 25 Shkurt 2024, policia ka shtuar prezencën dhe kontrollin në të gjitha rrugët e vendit me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve.

EkoHigjiena

Në fokus ka pasur kontrollin e mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve “Kamion & Autobusë”.

Me këtë rast, nga njësitë e trafikut të angazhuara në këtë plan janë realizuar 842 pika të kontrollit të mjeteve ku janë kontrolluar 2,506 mjete të transportit të mallrave dhe udhëtarëve “kamion dhe autobusë” ku për parregullsitë e identifikuara janë shqiptuar 433 gjoba për kundërvajtje të ndryshme, njofton Policia e Kosovës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.