Fëmijët e moshës nën 12 vjeç nuk do të mund më të shënojnë gola me kokë në Ishullin Britanik. Aktvendimi është prezantuar dhe ka hyrë në fuqi menjëherë në tri federatat e futbollit: Angli, Skoci dhe Irlandë e Veriut.
Kjo vjen pas studimit të FUSHS-së, i cili tregoi se ish-futbollistët ishin tri herë e gjysmë më të predispozuar të vdisnin nga sëmundja neurodegjenerative sesa moshatarët e tyre që nuk janë marrë me futbollin.
“Vendimi është marrë për të “zbutur çdo rrezik të mundshëm”, thuhet në njoftimin e Federatës Angleze.
Federata e Futbollit të Anglisë ka ndaluar goditjet e topit me kokë në stërvitje për fëmijët nën moshën 12-vjeçare, në direktivat e reja, njofton “Mirror” të hënën.
Fëmijët e shkollës fillore do ta kenë të ndaluar goditjen me kokë në stërvitje, por rregullat nëpër ndeshje nuk do të ndryshojnë.