Përfundon “Shkolla Kosovare për Vajzat që Synojnë Shërbimin Civil”

Përfundon “Shkolla Kosovare për Vajzat që Synojnë Shërbimin Civil”

Përfundon “Shkolla Kosovare për Vajzat që Synojnë Shërbimin Civil”, të mbajtur nga Instituti për Zhvillime Politike – INDEP.

Në këtë shkollë pjesëmarrëse ishin 15 vajza të reja nga gjitha regjionet e Kosovës. E veçantë për qytetin e Gjilanit ishte se, për të qenë pjesëmarrëse në këtë shkollë, ishin zgjedhur edhe gjilanaset Ardianë Halimi dhe Lorinë Bajrami.

Ato në këtë shkollë kanë ndjekur katër module përgjatë viteve 2019-2020, ku kanë pasur mundësinë të dëgjojnë ligjërata nga gra të suksesshme në pozita vendimmarrëse në Kosovë, ku kanë mësuar për strukturat menaxhuese të sektorit publik, proceset vendimmarrëse në këto institucione, diplomacinë dhe sfidat që përcjellin karrierën profesionale të grave në këto sektor.

Ardian Halimi thotë, për Portalin 2LONLINE.com, se kjo shkollë ishte shumë mundësi e mirë për vajzat e reja, ka qenë shumë përvojë e mirë, dhe se këtë përvojë do ta ndanë me vajza dhe gra të tjera, si dhe ju bën thirrje që të ndjekin trajnime të tilla, dhe se është shumë e rëndësishme të përkrahim gratë njëra-tjetrën në çdo sfidë.

Ajo po ashtu ka një mesazh për gjithë gratë dhe vajzat, me një fjali të presidentes së Liberisë, Ellen Johnson Sirelaf: “If your dreams don’t scare you, they are not big enough”.

Përndryshe, një projekt i tillë është mbështetur nga Programi Angazhimi për Barazi E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe implementuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC.


KOMENTE