“Me kërkesë të Ministrit të Ministria e Financave / Republika e Kosovës z. Bedri Hamza dhe me aprovimin e Kryeministrit Ramush Haradinaj, pas insistimit tim të vazhdueshëm bashkë me kolegët e kabinetit, qeveria ka ndarë fonde shumë të rëndësishme për projektet e qytetit”, ka bërë me dije kreu i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, duke e cilësuar këtë si një lajm fantastik.
Sipas tij, përmes këtij vendimi janë siguruar gjithsej 424,526 € të hyra shtesë në buxhetin e këtij viti.
● 296,526 € për projektin e shtrirjes së rrjetit të ujësjellësit 🚿 🥛 për fshatrat Roganë, Hodonoc, Muçivërc, Dajkoc, Novosellë. Ky projekt i cili ka qenë bashkëpunim me agjensionin zhvillimor të Zvicrës SDC, ka mbetur i bllokuar për vite të tëra.
“Unë jam i vendosur që përballë interesit qytetar të kapërcej çfarëdo dallimi. Ky projekt do të zgjidhte çështjen e ujit të pijshëm për një pjesë të konsiderueshme të territorit të komunës”, ka thënë Kastrati.
● 78,000 € për ndarje të subvencioneve. Këto të holla do t’i procedojmë shumë shpejtë përmes shpalljes publike për projekte në fusha të ndryshme.
● 50,000 € për shpenzime komunale me të cilat do të paguhen disa borxhe të trashëguara.
“Falënderim të veçantë për ministrin dhe qeverinë e Kosovës për bashkëpunimin dhe urime për qytetarët për përfitimin e projekteve”, është shprehur kreu i Kamenicës, Qëndron Kastrati.