Koordinatorja e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut pranë Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme, të Kamenicës, Nazmije Demolli Kastrati, me rastin e Tetorit rozë, ka apeluar:
“Jemi bashkë për të çuar zërin tonë te çdo grua! Mos e lini për nesër kujdesin për vetën. Bëje mamografinë sot. Kontrolli i hershëm shpëton jetën”, është thirrja që u bëhet të gjitha grave nga Koordinatorja e NJKDNJ-së.
Sic dihet, Tetori, në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, është një fushatë vjetore ndërkombëtare që synon të shpërndajë informacion dhe të edukojë njerëzit për rëndësinë e shëndetit të gjirit, për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë botën. /2LONLINE/