DYLON

Ministri Maqedonci dhe Gjeneral Jashari pritën në takim komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s, Admiralin Munsch

Ministri Maqedonci dhe Gjeneral Jashari pritën në takim komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s, Admiralin Munsch
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, kanë pritur sot në takim Admiralin Stuart B. Munsch, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, të shoqëruar nga komandanti në largim të KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia. Në këtë takim u bisedua për çështjen e sigurisë në vend, ku ministri Maqedonci dhe Gjeneral Jashari shprehën mirënjohje të thellë për punën, përkushtimin, rolin dhe rëndësinë e KFOR-it në Kosovë, duke theksuar se ruajtja e sigurisë në Republikën e Kosovës është me interes për të gjithë.

Në veçanti, ata shprehën falënderim për mbështetjen e NATO-s në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend, pas agresionit dhe sulmit terrorist ndaj Kosovës më 24 shtator.  Ministri Maqedonci theksoi gjithashtu përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për paqe dhe stabilitet si dhe vendosmërinë e palëkundur në rrugën tonë euroatlantike.

EkoHigjiena

Gjithashtu, në këtë takim u rikonfirmua gatishmëria për thellim të bashkëpunimit ndërinstitucional mes Ministrisë së Mbrojtjes e FSK-së me KFOR-in, në shërbim të sigurisë së të gjithë qytetarëve të vendit tonë. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.