Nazim Gagica, kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), për kryetar të Komunës së Gjilanit, në zgjedhjet që do të mbahen më 17 tetor, ka thënë se ishte kënaqësi që bashkë me ekipine tij të shohih nga afër punën që bëjnë gratë gjilanase në bizneset e tyre.
“Për zhvillimin ekonomik të Komunës dhe përgjithësisht shtetit, jetike është përkrahja e gruas me vetiniciativë. Do të kemi fokusin në aplikimin e programeve që kanë për qëllim avancimin dhe përgatitjen e grave në pozita menaxheriale si dhe programe nxitëse për krijimin e bizneseve të vogla dhe të mesme përmes së cilave gjenerohen vende të reja pune”, ka thënë Gagica. /2LONLINE.com/